Debat i rrallë ndërmjet Thaçit e Rugovës (VIDEO)
Pëlqej
Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, tepër rrallë kishte pranuar të përballej me kundërshtarët politikë. Në shumicën e rasteve kishte zgjedhur heshtjen edhe kur akuzohej për tradhti kombëtare.

Por, pasluftës, Rugova e kishte pranuar një debat me Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin. Pjesë e debatit ishte edhe Bernard Kouchner, ish-Kryeadministrator i Kosovës.

Aty ishin trajtuar temat prej funksionimit të shtetit e deri te zgjedhjet që do të mbaheshin. Debati është zhvilluar në kohën kur ka funksionuar Këshilli i Përkohshëm Administrativ, ku ndërkombëtarët s’e kishin njohur as Qeverinë e Përkohshme dhe as Qeverinë në Ekzil të Rugovës


Shtuar më 02/09/2017, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori