De Marnak sot diskuton policinë dhe doganat
Pëlqej
Shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnak, do të takohet gjatë ditës në Beograd me një numër zyrtarësh, përfshi ministrin e Financave, të Drejtësisë dhe të atë të Jashtëm. Çështjet e doganave dhe policisë do të jenë ndër temat kryesore të takimeve.

Të pyetur rreth mundësisë së përfshirjes së EULEX-it në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, zëdhënësi i këtij misioni për programin tonë përsëriti se “ky është një mision teknik” dhe përfshirja nuk mund të jetë veçse në nivel teknik. Sot është dita e dytë e vizitës në Beograd të shefit të misionit evropian për rend e ligj në Kosovë. Të hënën De Marnak u takua me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç.

Përmes një deklarate Ministria e Brendshme e Serbisë ka theksuar se interes i Serbisë është që misioni i EULEX-it të jetë sa më i suksesshëm dhe të ndihmoj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke vlerësuar pozitivisht të gjitha aktivitetetet në luftimin e kriminalitetit. Në të njëjtën deklaratë thuhet se krimi është i pranishëm në gjithë territorin e Kosovës, e jo vetëm në pjesën veriore të saj.

Shefi i EULEX-it, de Marnjak, e ka përshëndetur bashkëpunimin e deritashëm dhe ka paraqitur synimin, që në periudhën e ardhshme, ky mision të jetë më i pranishëm në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është vizita e parë zyrtare e shefit aktual të EULEX-it që nga ardhja në këtë post. (rel)
Shtuar më 23/11/2010, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori