Mospranimi i marrëveshjes nga Serbia, lajm i mirë për Kosovën
Mospranimi i marrëveshjes nga Serbia është cilësua nga lëvizje Vetëvendosje si lajm i mirë për Kosovën. Duke iu referuar kësaj marrëveshje VV shprehet se Thaçi do ta prishë këtë lajm me deklaratën e mbrëmshme të Qeverisë se qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që dialogu është zgjidhja e vetme, dhe mbetet e përkushtuar në këtë proces”. Serbia doli nga procesi dhe kërkoi zgjatjen e tij.


"Serbia nuk e pranoi marrëveshjen jo për shkak se ajo nuk ishte e favorshme për të, por për shkak se nuk ishte e mjaftueshme për apetitet e saj. Arsyeja tjetër pse Serbia e refuzoi këtë marrëveshje është për shkak se ajo shpreson edhe më tej te Thaçi, prandaj edhe kërkoi dialog shtesë. Kërkesa e Serbisë për dialog shtesë është shpresë për koncesione shtesë nga Kosova. Serbia e di që Thaçi është i dobët, posaçërisht karshi faktorëve ndërkombëtarë, andaj dëshiron që të zgjatet kjo lojë me fatin e Kosovës. Dje, në atë që u quajt ‘qasje e integruar për veriun’, pjesëmarrësit ku ishte edhe kryeministri u dakorduan, përveç tjerash, që “Deri në fund të muajit prill do të përgatiten termat e referencës për angazhimin e donatorëve në veri." thuhet ne deklaraten e Vetevendosjes.







Termat e referencës do të përcaktojnë strukturat, përgjegjësitë dhe procedurat për investimet në Mitrovicën veriore.” Kjo do të thotë që edhe pa marrëveshje me Serbinë po zbatohen koncesionet ndaj saj. Kjo ‘qasje e integruar për veriun’ nuk e integron veriun. Përkundrazi, ajo do ta ndajë Kosovën në veriun gjithnjë e më të zhvilluar dhe jugun gjithnjë e më të varfër, në frymën e Fondit zhvillimor për veriun, këtij buxheti paralele në Kosovë.
Ngjashëm, edhe pas raundit të tetë të dialogut midis Thaçit e Daçiqit në Bruksel kur nuk u arrit marrëveshja atje, në konferencën për shtyp në Prishtinë, Thaçi deklaroi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës! Cili është kuptimi të flitet për këtë asociacion kur nuk u bë marrëveshja? Kjo është edhe një dëshmi tjetër për tendencën që të gjitha koncesionet e deritashme të zbatohen njëanshëm sikurse Plani i Ahtisarit.



Duke vijuar më tej, VV shprehet se dialogu pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës ka qenë gjithmonë i padrejtë ndaj Kosovës dhe zgjatja e tij vetëm sa e shton dëmin që e përjetojmë. Veteëvendosje i ka bërë thirrje subjekteve politike dhe gjithë shoqërisë që ta kundërshtojnë çfarëdo dialogu të mëtutjeshëm. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2013, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori