Një puthje nxit sherr, Marku kacafytet me Jenkins: Ato janë për femrat (VIDEO)

Florian Marku do të ndeshet nesër me Chris Jenkins dhe në fakt “xixat” kanë nisur që sot, pas peshimit zyrtar dhe konferencës për shtypin.

Boksieri shqiptar është provokuar nga rivali i tij, britaniku 33-vjeçar Jenkins. Ai i ka dhuruar një puthje Markut, që ka reaguar ashpër.

Boksieri shqiptar e kapi për fyti kundërshtarin, ndërkohë që menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë për të shmangur një sherr më të madh.

Marku videon e ka postuar në rrjetet sociale dhe shkruan: “Puthjet janë për femrat, jo për mua. Nesër do ta shohim”. / h.ll/albeu.com


Shtuar 1.04.2022 16:36