Dzeko flet për kalimin te Roma: Ishte i mrekullueshëm

Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko ka folur për karrierën e tij ku ka ndaluar në disa momente epike.

Ylli boshnjak i Romës, Edin Dzeko, ka pasur një karrierë mjaft të pasur duke u aktivizuar me skuadra si Wolfsburg, Manchester City e Roma.

Dzeko ka treguar për rrugëtimin e tij pasi iki nga Sarajeva për shkak të luftës, duke prekur pastaj majat e futbollit botëror.

“Doja të bëja një hap më të madh në karrierë dhe Manchester City ishte skuadra e duhur. Roberto Mancini më donte aty dhe është e rëndësishme kur trajneri është i vendosur për transferim, sidomos kur ka edhe lojtarë tjerë të rëndësishëm aty”, ka thënë Dzeko për kalimin te City.

“E dija se koha te City ishte drejt fundit dhe drejtori sportiv Walter më bindi t’i bashkohem Romës. Ai erdhi të më shihte në Kroaci dhe tha se nuk largohet pa mua. Ai ishte direkt, nuk më la shans. Ardhja te Roma ishte e mrekullueshme”, ka thënë ndër të tjerash boshnjaku.

Dzeko është ndalur edhe në detaje të tjera. Lojtari ishte afër largimit nga Roma gjatë verës së kaluar, por në fund vendosi të vazhdonte aventurën me ‘Giallorossi’.


Shtuar 11.04.2020 17:52