David Schwendiman emërohet kryeprokuror i Taskforcës Speciale për hetime
David Schwendiman
Juristi amerikan David Schwendiman do të jetë kryeprokurori i ri i për të hetuar krimet e supozuara të luftës.

Schwendiman, puna e fundit e të cilit ishte në hetimet e mashtrimit dhe korrupsionit në Afganistan, do ta zëvendësojë Clint Williamson këtë javë, si kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së, i thanë BIRN-it burimet në BE.

Ky nuk është emërimi i parë i Schwendiman në Ballkan, i cili ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 2006 deri më 2009, dhe ka kryesuar departamentin e prokurorisë speciale për krime lufte gjatë dy viteve atje.

Gjykata speciale do të ngritët në Holandë dhe do të dëgjojë rastet që do të dalin nga raporti i fundit i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian e cila tha se zyrtarë pa emër të UÇK-së do të përballen me padi për "fushatën e persekutimit" kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohet të jenë bashkëpunëtorë të regjimit të Beogradit.

Gjykata e re është dashur të fillojë punën në janar 2015.
Shtuar më 11/12/2014, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori