Davenport thirrje serbëve të dalin në zgjedhje
Pëlqej
Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, është shprehur se është i kënaqur që udhëheqja serbe nxit serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Ky është një rast që të zgjedhen njerëzit të cilët do të mbrojnë interesat e banorëve të Kosovës në të ardhmen. Mos dalja në zgjedhje nuk është në interesin e askujt”,-është shprehur ai. Sipas agjencisë serbe "Tanjug", Davenport ka thënë vendet e BE-së, presin që të vazhdohet normalizimi dhe përparimi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit e nënshkruar më 19 prill. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori