Dauti: Demarkacioni kalon me Raportin Bulliqi
Ashtu siç nuk lëshonte pe kryeministri Ramush Haradinaj sot në seancë, duke thënë se kurrsesi nuk e heq raportin e Shpejtim Bulliqit nga votimi bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit, edhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj mbron fuqishëm qëndrimin e partisë.

Deputeti Haradinaj e cilëson këtë ligj si obligativ për të rikthyer kufirin, “e raporti i Shpejtim Bulliqit është raport shtetëror, e jo raport personal i Bulliqit, pasi shihet se LDK ka një ndjeshmëri ndaj tij si ish deputet i tyre”.

Sipas Haradinajt, ky proces do të votohet kështu siç është javën e ardhshme.

Ai beson se LDK është e gatshme për t’i dhënë besim këtij ligji, pasi ata kanë qenë për dhe sipas tij do ta votojnë.

“Kam miq në LDK që janë të arsyeshëm dhe besoj në ta”, ka deklaruar Haradinaj në tv21, duke thënë që kështu është edhe në Vetëvendosje.

Haradinaj në fund tha se populli pret liberalizimin e vizave, dhe ky është i bindur se të gjitha partitë politike do të kenë mirëkuptim në këtë drejtim.


Shtuar më 23/02/2018, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori