Daut Haradinaj rizgjidhet në krye të AAK-së së Deçanit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor, ku ka rizgjedhur Daut Haradinajn kryetar të kësaj dege.

Me këtë rast, roli i AKK-së në këtë komunë u vlerësua lart nga gjithë të pranishmit.

Kryetari i AKK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sukseset dhe të arriturat e Deçanit janë pasqyra më e mirë për punën e kryetarit të tanishëm dhe kryetarëve të tjerë nga kjo parti.

Sipas tij, Deçani duhet të mburret sepse ka kontribuar për të drejtën e kombit.

Deçani mund të mburret, mund të thotë që kam punuar për të drejtën e kombit tim, vendit tim. Jo vetëm kaq, Deçani ka të drejt me thënë po ashtu që prej meje i ka ardhë e mira e familjes së popujve të lirë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i renditi të arriturat që komuna që ai udhëheq i ka arritur.

Të gjitha këto, sipas tij janë arritur falë bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithëve, e veçmas kryetarit të degës, Daut Haradinaj.

Ai u shpreh falënderues dhe ndaj kryetarit të qeverisë, Ramush Haradinaj që sipas tij përmes projekteve po bën që Deçani të duket ndryshe.

“Sukseset e vitit 2017 na kanë vërë krenar kjo është arritur pikë së pari, sepse kryetari i kësaj dege ka instaluar brenda një klimë bashkëpunimi më të mirën të mundshme duke na bërë të gjithëve të ndihemi më konpetent dhe përkushtuar”, tha kryetari i Deçanit.

Kryetari i rizgjedhur i degës në Deçan, deputeti Daut Hardinaj tha se ndihet krenar për punën që e kanë bërë në këto vite dhe se suksesi është i përbashkët i të gjithëve.

“Unë kam pas nderin me punu për këto tre vite e gjysmë në degën e Aleancës dhe është e vërtetë që suksesi i përbashkët e kemi arritur, sot udhëheqë qeveria, udhëheq Bashkim Ramosaj në komunë. Po në të njejtën kohë gjithë kandidatët për deputetë nga Deçani janë zgjedhur”, deklaroi Daut Haradinaj.

Mandati i strukturave të reja të degës në Deçan është tre vjeçar.
Shtuar më 02/03/2019, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori