Daut Haradinaj: Qeveria i është nënshtruar Serbisë
Daut Haradinaj ka theksuar se qeveria e re i është nënshtruar Listës Serbe dhe Beogradit lidhur me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Qeveria e Kosovës tashmë është nënshtruar konkretisht Listës Srpska dhe qëndrimeve të Beogradit. Gjithsesi, ne duhet të marrim vendimet për Kosovën dhe ushtria nuk iu takon të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, tha Haradinaj për RTK21.

Sipas Haradinajt, në rast se qeveria hyn në koncensione për FAK-un bën gabim jashtëzakonisht të madh.

Haradinaj ka thënë se nëse bllokohen ndryshimet kushtetuese për FAK’un atëherë duhet të nisin procedurat në Parlament për hartimin e një ligji për transformimin e misionit të FSK-së./dionis xhafa - albeu.com/

Shtuar më 01/02/2015, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori