Daut Haradinaj: Nuk duhej t’i ndalohet kandidimi Kurtit
Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në "Kallxo Pernime" ka thënë se vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e sheh të çuditshëm.

Kështu tha Haradinaj pasi vlerësoi se PZAP po ua pamundëson kandidimin e deputetëve edhe atyre që kanë gjoba për aksident.

Haradinaj tha se nuk është dashur t’i ndalohet kandidimit as Albin Kurtit.

"Vendimi i ri është i çuditshëm, se për një gjobë aksidenti po i pamundësohet kandidimi. Për Shemsedin Dreshajn dhe Shqipe Kastratin e di sigurt se është për gjobë. Njëri 18 euro e tjetri 12 euro. Unë shpresoj që nuk ka presione politike. Kjo është e çuditshme. Nuk duhet me iu ndalu kandidimi as z.Kurtit e as të tjerëve", tha ai./
Shtuar më 26/01/2021, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori