Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,
Daut Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për
taksën, raporton Gazeta Express.
Në një komunikatë nisur për media nga Aleanca, shkruhet se
Daut Haradinaj ka deklaruar se është nën përgjegjësinë e Kurtit që të jetë i pranishëm në seancë.
Haradinaj thotë se presin që të përballen me të për
taksën.
“Po, natyrisht, ajo është përgjegjësi e tij dhe është obligim kushtetues me qenë, tash a vjen apo jo, është çështje krejt tjetër”, theksoi
Haradinaj.
Sot, duke filluar nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme, e iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi
taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.
Shtuar më 02/03/2020,
ora 10:42