Daul: Ballkani bombë nëse nuk zbatohet ligji
Pëlqej
Kryetari i Partive Popullore te Evropes, Joseph Daul lëshon alarmin se në rast se në vendet e Ballkanit nuk respektohet ligji, me siguri ky rajon "mund të shpërthejë" në kaos.

Në një intervistë dhënë së fundmi, ai tha se nëse në shtetet ballkanike vendosen oligarki, do vijë një moment që qytetarët nuk do ta durojnë dot sistemin politik dhe situata mund të degjenerojë.

Daul shtoi se i ka dëgjuar me kujdes fjalën e Obamës lidhur me Ballkanin, por se shtoi se shtetet e Ballkanit nuk janë problem i Amerikës, por i Evropës, shkruan Tetova News.

Joseph Daul vlerësoi se Evropa ka nevojë për paqe dhe jo destabilitet dhe ky stabilitet mund të vëijë vetëm në saj të sistemeve politike që janë në përkrahje të vërtetë për njerëzit dhe jo politikës oligarke. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori