Dardania nesër përballet me mungesë të ujit
Lagja “Dardania” në Prishtinë të martën do të ketë mungesë të ujitpijshëm, për shkak të disa punimeve që do të bëhen.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët se banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga  “Kurrizi”, deri te nën kalimi), nuk do të furnizohen me ujë.

Punimet do të bëhen në rrugën “Idriz Gjilani” kurse furnizimi me ujë të pijshëm do të zgjatë nga ora 9:00 deri pasdite në orën 16:00.

Kur “Prishtina” bëjnë me dije se janë të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, prandaj edhe kërkon mirëkuptim nga konsumatorët derisa të përfundojnë punimet.

Shtuar më 21/08/2017, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori