Icardi nxjerr Wanda Narën thuajse të zhveshur: E gjithë bota të bën ‘like’, por foton e bëj unë (FOTO LAJM)

Marrëdhënia e Wandës dhe Mauro Icardit është diçka e pashpjegueshme. Ka ditë që duken se janë bashkë dhe të tjera që do të ndahen.

Vanda insiston se divorci është duke u përpunuar ndërkohë që futbollisti poston foto me të në rrjetet e saj sociale. Edhe pse së fundmi, e pyetur nga shtypi nëse ishte me lojtarin, ajo u përgjigj: “Së bashku për gjithë jetën”.

Sulmuesi argjentinas ka publikuar disa foto me Wandën me rastin e 10-vjetorit të lidhjes:

“Ajo, gruaja ime, dashuria ime e vetme, Mbretëresha ime në këtë fushë të jetës, nëna e vajzave të mia… Të dua. 10 vite dashuri, na u desh të përjetonim miliona gjëra të bukura.

Të tjera jo aq të mira, duke luftuar zilinë, fyerjet, dallgët e larta të jetës, shumë ‘kllounët’ që donin të hipnin në këtë tren që vetëm ne e dimë se sa kushtoi, sa dhamë nga vetja për të pasur dhe për të qenë këta që jemi sot.

Të dua dhe do të të dua gjithë jetën, Mbretëresha ime e bukur!”, ka shkruar sulmuesi i Galatasaray, por pas një kohe të shkurtër i ka fshirë të gjitha fotot.

Në InstaStory Icardi ka postuar një foto që sërish e fshiu. Ishte imazhi i Wanda Narës me fytyrë poshtë në shtrat, vetëm me të mbathura.

“E gjithë bota të bën ‘like’, por foton e bëj unë”, – ka shkruar Mauro, duke treguar se vazhdon të kalojë kohë në intimitet me gruan e tij.