Zaniolo te Juventus? Roma hedh hapat e parë

Kohët e fundit, Juventus ka shfaqur interes për Zaniolon e Romës.

“Zonja e Vjetër” e sheh italianin si zëvendësuesin ideal të Dybala-s për në verë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Roma dhe Zaniolo dëshirojnë të rinovojnë kontratën së bashku. Klubi kryeqytetas ka në plan të rrisi pagën e tij dhe Zaniolo dëshiron të qëndrojë në Romë.

Të dyja palët duan të rinovojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe nëse në verë do të vinte një ofertë e madhe për të, atëherë Roma do të ulej në tavolinë për të biseduar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 15:17