Daniel Serwer: Ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve
Analisti i çështjeve të Ballkanit Daniel Server, ka thënë se transformimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve.

Serwer tha se është e rëndësishme që kur KFOR-i të largohet nga Kosova, atëherë Kosovës do t'i nevojiten kapacitetet për ta mbrojtur veten të paktën për disa javë, siç tha ai, sa të ishte e mjaftueshme që aleatët të reagojnë ndaj ndonjë rasti të mundshëm.

"Ndërkombëtarët do të dëshironin që ju ta keni pëlqimin e serbëve por ajo që ju duhet juve është besimi që FSK të mos përdoret kundër tyre. Pyetja se çfarë ushtri ju nevojitet varet nga kërcënimet që mund të përballeni", tha Server. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2017, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori