Daniel Serwer: Qeveria të avancojë proceset integruese të Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një takim ekspertin amerikan të çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer.

Takimi u fokusua në proceset aktuale në Kosovë dhe në zhvillimet në rajon.

Kryeministri Mustafa shprehu fokusin e plotë të qeverisë në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, duke adresuar po ashtu proceset e rëndësishme shtetërore që lidhen me sovranitetin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së dhe transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Daniel Serwer vlerësoi progresin në Kosovë duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çështjeve të rëndësishme shtetërore që janë zhvilluar në Kosovë, deri më tani.

Serwer, po ashtu, theksoi rëndësinë e adresimit të temave të mbetura dhe avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimore të Kosovës, transmeton "Telegrafi". /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori