Danaj: BE po dëshmon brutalitet në Kosovë
Pëlqej
Kryesuesi i Listës Natyrale për Shqipërinë, Koço Danaj ka analizuar situatën politike në Kosovë, ku prej më shumë se 3 muajsh vendi është zhytur në ngërç politik.

Sipas tij, ambasadorët e Bashkimit Evropian po tregohen shumë hipokritë, sidomos me termin që përdorin në deklarata, se "BE-ja nuk ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës".

"Shumë prej tyre shprehen që ata nuk ndërhyjnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve per konstituimin e Kuvendit dhe të qeverisë së Kosovës pasi dhe këtu shfaqet hipokrizia e tyre “kjo na qënka cështje e brëndshme e Kosovës”. Por a nuk janë këta ambasadorë që detyruan Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës të mos e shpërndanin Kuvëndin pa miratuar krijimin e Gjykatës speciale për të ashtuquajturat “krime të UCK”? A nuk janë këta që ndërhynë bile me egërsi për të mos lejuar shndërrimin e FSK në FAK? A nuk janë këta ambasadorë që ndërhynë me brutalitet që Kuvëndi i Kosovës të miratonte shtyrjen e mandatit të EULEX? Këta janë", ka thënë Danaj.

Koço Danaj shton se që nga Zhgobar deri te Cliff po bëjnë aktualisht rolin e strucit, pasi po e fshehin të vërtetën. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori