Danaj: Amerika vendos kush do jetë kryeministër!
Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj beson se Lëvizja Vetëvendosje shumë shpejt do të jetë forca kryesore politike në Kosovë.

Sipas tij, nuk është aspak habi që ajo të jetë edhe pjesë e qeverisë së re, transmeton Ora News.

Pyetur lidhur me faktin se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Danaj ka thënë se këtë e vendos Amerika.

Në fund, Koço Danaj vlerëson se për kreun e ekzekutivit nuk vendosin kosovarët, por "zarfi i Amerikës". /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2014, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori