Dalin probleme në seancën e kuvendit
Pas zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar i Kuvendit në legjislaturën e gjashtë, Kuvendi në seancën konstituive ka zgjedhur edhe nënkryetarët.

Xhavit Haliti nga PAN, Aida Dërguti nga VV e Kujtim Shala nga LDK janë votuar për nënkryetarë të Kuvendit.

Ndërkohë, kanë mbetur pa u votuar kandidati i komuniteteve Mufera Sinik dhe ai i Listës Serbe, Sllavko Siviq të cilët nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këto pozita.
Shtuar më 07/09/2017, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori