Një rast i falsifikimit të parave është raportuar dje në rr. Eqrem Çabej në Prishtinë.
“Ankuesja femër shqiptare zyrtare e një banke, ka raportuar se gjatë numërimit kishte hasur në dy kartëmonedha nga dyqind euro të cilat dyshohet se janë të
falsifikuara”, thuhet në
raportin e policisë.
Bëhet e ditur se njësia përkatëse policore ka konfiskuar monedhat, rasti është duke u hetuar.
Shtuar më 02/03/2018,
ora 09:24