I.B vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, shkaku i lëndimeve të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizikik nga dy persona në Pejë, njëri prej të tyre dyshohet se është B. Z., – i
dënuar në vitin
2002">
2002.
Viktima ka qenë duke punuar në autolarjen e tij në qytetin e
Pejës kur dy persona, të
dyshuarit B. Z. dhe T. H. dalin nga një veturë dhe e sulmojnë fizikisht.
Në një video të këtij rasti, të cilën e ka siguruar Insajderi, të
dyshuarit B. Z. dhe T. H., shfaqen duke e kërcënuar viktimën me armë zjarri.
Sulmi ka ndodhur pas një zënke ndërmjet viktimës dhe D. M., i cili më pas kishte mbledhur shokët e tij për të shkuar në autolarje.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria
Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie. Ai ka thënë se dy të dyshuarve Gjykata
Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, me kërkesë të prokurorit të rastit.
“Lidhur me atë rast janë ndaluar dy persona, për të cilët Prokuroria
Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë. Ata dyshohen për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”, ka thënë Nikçi.
B. Z., ishte
dënuar me 5 vjet burg në vitin
2002">
2002, pasi ishte shpallur fajtor për heqje të paligjshme të lirisë, e cila kishte rezultuar me vdekje. Si rezultat i kësaj vepre penale kishte vdekur Bashkim Balaj.
Shtuar më 12/07/2019,
ora 15:22