Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar
pagesat shtesë për
stafin shëndetësor.
Ai në një postim në profilin zyrtar në rrjeti social Facebook ka shkruar se për mjekët, shtesa është 250
euro në muaj, për infermierët 150
euro, ndërsa për
stafin mbështetës nga 100
euro për muaj.
"Për mjekët dhe infermierët,
pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për
stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor", shkruan Hoti.
Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:
Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë. Sot, janë ekzekutuar
pagesat shtesë për
stafin shëndetësor, për heronjtë tanë!
Për mjekët, shtesa është 250
euro në muaj, për infermierët 150
euro, kurse për
stafin mbështetës nga 100
euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët,
pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për
stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 21:54