Shtëpi të goditura nga rrufeja, urë e dëmtuar, lumenj të dalë nga shtrati dhe zona pa energji, si paraqitet situata në qarkun Kukës

Për shkak të reshjeve intensive të shiu, ka pasur probleme me infrastrukturën në vend. Në Tropojë, një urë është dëmtuar, ndërsa shumë zona në qarkun Kukës janë pa energji elektrike. Rikthimi i energjisë do të bëhet me vështirësi, pasi dalja e lumenjve nga shtrati ka marrë me vete disa shtylla tensioni. Gjithashtu, mësohet se Fierze shtëpia e banorit Rexhep Gjonaj është goditur nga rrufeja, pa dëme në njerëz.

Njoftimi:

Pershendetje !

Situata ne Qarkun Kukes deri në orën 10:00 datë 20.11.2022 sipas raportimeve eshte si me poshte.

Ne Bashkine Kukes e Has nuk ka raportime per deme e probleme ne rruge nacionale dhe furnizimi me energji elektrike.

Ne Bashkine Tropoje vazhdojne reshjet e shiut me intesitet te larte.

Ne lumin e Tropojes jane demtuar dy  kembet e dy urave Bejli qe ishin ne proces ndertimi, informacioni eshte dhene nga Bashkia Tropoje.

-Furnizimi me energji elektrike si me poshte:

Persa i perket raportimeve nga Agjensia ossh Tropoje nje pjes e madhe e njesive Administrative jan pa energji elektrike si rezultat i kushteve te veshtira atmosferike

Njesite Administrative pa energji jan Njesia Adm Margegaj pjesrisht. Njesia Adm Lekbibaj. Njesia Adm Bujan pjeserisht me energji. Njesia Adm Tropoje pjeserisht dhe njesia administrative Bytyç pjeserisht.Ekipet po perballen me veshtersi natyrore ku kan demtuar infrastrukturen elektrike dhe dalja e lumenjve nga shtrati ka ber  te mundur dhe marrjen e disa shtyllave disa zona

-Rruget nacionale dhe rurale te qarkullueshme normalisht.

-Rezervuaret jane nen monitorim.

-Furnizimi me uje te pijshem normalishte.

-Ne fshatin Tpla,Nj.Ad.Fierze shtepia e banorit Rexhep Gjonaj eshte goditur nga rrufeja, deme ne njerez nuk ka.