Dalin fotot e viktimave të aksidentit në Mramor, po ktheheshin nga një vdekje (FOTO LAJM)
Agron
Shala 22 vjeç, Arife
Shala 88
vjeçe dhe Elfete Rashiti 65 vjeç si edhe një person tjetër janë 4 viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në fshatin
Mramor, në të cilin u përfshi eskorta e ambasadores turke në
Kosovës, Kivilcim Kiliç, raporton Albeu.com.
Edhe pse
Policia e
Kosovës mjaftohet vetëm me publikimin e të vdekurve duke mos dhënë detaje mbi çfarë shkaktoi aksidentin dhe kush ishte fajtori, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ishte eskorta e ambasadores ajo që po ecte me shpejtësi tejë normave të lejuara të qarkullimit rrugor duke nxitur edhe një parakalim të gabuar.
Në familjen
Shala ka rënë zia për të vdekurit e saj, ndërsa në galerinë e mësipërme gjenden fotot e tre familjarëve që ndërruan jetë mbrëmë tragjikisht në
Mramor në një aksident që
Policia e
Kosovës heziton ta zbardhë! /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018,
ora 10:59