Dalin fotot e protestës së studentëve në vitin 1997 që zgjoi popullin e Kosovës (FOTO LAJM)
Protestat e 1 tetorit të vitit
1997">
1997 kanë luajtur rol të madh në atë se si sot është formuar shoqëria kosovare.
Kanë kaluar 20-të vite qëkur studentë e Universitetit Paralel asokohe të
Prishtinës protestuan për të
drejtat e tyre, dhe për të
drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.
Lëvizja Studentore e
1997">
1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të
Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit
serb
Kjo lëvizje vlerësohet se ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i
Kosovës.
Me 1 tetor
1997">
1997, mijëra studentë por edhe nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të shumtë kishin protestuar në Prishtinë për të kërkuar lirimin e objekteve të UP-së nga regjimi
serb, i cili i kishte dëbuar studentët shqiptarë nga objektet e tyre universitare.
Fotografitë në këtë tekst janë marrë nga Prishtina Film Rolls në Instagram, një faqe e cila i ka sjellë ato duke kujtuar përvjetorin e kësaj ngjarjeje e cila nuk duhet harruar. /KultPlus.com
Shtuar më 24/11/2018,
ora 15:08