Dalin detaje të reja, ja ku është gjetur trupi i pajetë i Sali Gërçinës
Pas disa ditësh kërkime intensive, ditën e sotme ëshët gjendur më në fund rreth orës 16:20 minuta trupi i pajetë i Sali Gërçinës.

Policia përmes një komunikate për shtyp ka thënë, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet.

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 27.06.2017 në ora 16:20 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se një person ka kërcyer nga bregu i lumit në afërsi të Urës së Fshejt dhe i njëjti dyshohet se është fundosur.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar të gjitha njësitet relevante lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, pastaj disa ekipe vullnetare nga fshati Fshej, ekipi i zhytësve nga Mitrovica, ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova si dhe ekipi mjekësorë nga spitali rajonal i Gjakovës, çdoherë të mbështetur nga zyrtarët policor nga Gjakova dhe Rahoveci.

Pas një pune intensive sot me datën 01.07.2017 në ora 15:10 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pa jetë të personit S.G i moshës 50 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori