Dalin detaje të policit që u arrestua për shpërdorim detyre
Pëlqej
Shukri Aliu, komandant i Stacionit Policor në Komunën e Novobërdës, i cili u arrestua javën e kaluar nga policia, dyshohet se ka fshehur dhe nuk ka hetuar disa raste të kryerësve të veprave penale.

Ai po ashtu po hetohet për mosekzekutim të urdhëresave të gjykatës.

“Koha Ditore” ka mësuar se Aliu, i cili me gradë është toger, ka bashkëpunuar me një qytetar të nacionalitetit serb në Novobërdë, Ivan Dikiq, i cili po ashtu është arrestuar të enjten nga policia, pas urdhrit të gjykatës. Prej këtyre rasteve komandanti dyshohet se ka përfituar financiarisht.
Shtuar më 13/09/2017, ora 07:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori