Dalibor Jevtic emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtic, në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Ky është një emër që vjen nga lista serbe e cila ka njofuar kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.

Ndërkohë një ditë më parë Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori