Refuzoi fanellën me ngjyrat e LGBT, lojtari i PSG-së pritet si hero në vendin e tij

PSG vendosi që lojtarët e saj në ndeshjen e javës së 37-të të vishnin fanellat me ngjyrat e LGBT-së në mbështetje të këtyre të fundit.

Por jo të gjithë futbollistët pranuan të vishnin një fanellë të tillë. Pikërisht Idrissa Gueye e refuzoi ta mbante veshur, ndërsa java e 37 përkonte me Ditën Botërore kundër Homofobisë dhe të gjithë skuadrat duhet të kishin në fanellat e tyre ngjyrat e LGBT-së.

Pasi mesfushori i PSG-së refuzoi diçka të tillë, në Francë u përball me gjykime të shumta, ndërsa futbollisti është bërë hero në Senegal, vendin e tij, pas këtij vendimi. Atje homoseksualiteti dënohet deri në pesë vjet burg.

Gazetari senegalez Bacary Cisse ka deklaruar se gjesti i Gueye është pritur mirë nga bashkatdhetarët e tij.

“Ai nuk është i vetëm. Sot, Gueye ka mbështetjen e të gjithë senegalezëve, të të gjithë afrikanëve. Ai u perceptua si një hero në Senegal. Për ne, Gueye është një hero. Nëse Idrissa Gueye do të kishte bërë të kundërtën, çfarë do të kishim thënë ne? Do të ishim shumë më të befasuar”, shpjegoi ai në “After Foot deRMC Sport”. /h.ll/albeu.com