Daka tregon masat që janë marrë për të vdekurit
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor u ka bërë thirrje komisionarëve që të kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri sipas ligjit në fuqi dhe të mos ketë keqpërdorime në votime.

Daka në një konferencë të organizuar tha se nga lista e të votuesve janë larguar 500 persona të vdekur, përcjell Indeksonline.

“Diku 500 qytetar të vdekur janë larguar nga lista e votuesve, kjo ka ndodhur në mes të dy palë zgjedhjeve periudhe kjo shumë e shkurtë të cilën e kemi pas në dispozicion. Por gjithsesi unë gjithmonë e kam përsërit që të vdekurit nuk munden me votu vetë, që do të thotë dikush voton në emër të tyre dhe ata janë ata që e keqpërdorin sepse vetë fakti që është një emër i një personi të vdekur nuk qon peshë asgjë nëse nuk keqpërdorët emri i tij”, ka ajo.

Daka i bëri thirrje në radhë të parë komisionerëve të cilët do të jenë në detyrë që mos ta keqpërdorin këtë proces dhe që ti zbatojnë ligjin dhe rregullat mbi zgjedhjet.
Shtuar më 19/10/2017, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori