Kryetarja e KQZ-së, Valdete
Daka përmes një konference për media ka njoftuar se të gjitha qendrat e
votimit dhe vendvotimit janë hapur në
orën 7 dhe se deri më tani nuk është shënuar ndonjë parregullësi.
Ajo ka ftuar qytetarët e komunave që janë në balotazh që të shfrytëzojnë të drejtën për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre.
Ajo njoftoi se në
orën 09:20 KQZ-në do ta vizitojë kongresmeni amerikan Eliot Engel, ndërsa konferenca e radhës nga KQZ-ja do të mbahet në
orën 11:30.
1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që mbahen sot.
Të gjithë këta mund të votojnë në 19 komuna që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 614 qendra të
votimit, me gjithsej 1 mijë e 777 vendvotime.
Shtuar më 19/11/2017,
ora 09:04