Daka: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme
Pëlqej
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka konfirmuar përgatitjen e KQZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve në vendin tonë, nesër, më 22 tetor.

“Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar – materialet janë gati, ato që nga ora 9 e mëngjesit kanë filluar të shpërndahen nëpër Kosovë”, ka thënë Daka.

Kryetarja e KQZ-së, ka shtuar se pas këtyre zgjedhjeve askush nuk do të mund të votojë pa dokumente të Kosovës.

“Gjithkush mund të votojë nëse është në listën, me çfarëdo dokumenti – por kjo vetëm edhe këtë herë, pas këtyre zgjedhjeve më askush nuk do të mund të votojë me asnjë dokument tjetër përpos atij të Kosovës”.

Ajo tutje ka thënë se KQZ është kujdesur që këtë herë t’i publikojë sa më shpejtë rezultatet preliminare. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori