“Daja i Grabovcit” do të shkarkohet
Pëlqej
Qëndrimi i Curr Gjocajt në krye të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) deri në fund të mandatit - maj 2020, varet nga një opinion ligjor të cilin ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do ta marrë pas themelimit të Bordit të ri të këtij shërbimi.

Ismaili ka deklaruar se do të kërkojë një opinion nga Zyra Ligjore lidhur me ligjshmërinë e rizgjedhjes së Gjocajt në muajin maj nga Bordi që i kishte skaduar mandati katër muaj më herët (janar 2017">2017), shkruan sot Koha Ditore

Vlerësimin për performancën e mirë të Gjocajt, emri i të cilit për herë të parë është dëgjuar në aferën “Pronto” dhe që në publik njihet si “daja i Adem Grabovcit”, Bordi e kishte bërë më 25 janar 2017">2017, tri ditë para se t’i përfundonte mandati.

Kurse vendimin për rizgjedhje të tij, Bordi pa mandat, e ka marrë katër muaj më vonë, më 30 maj.
Shtuar më 22/09/2017, ora 07:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori