Daily Beast: Thaçi, kontrabandist armësh dhe organesh njerëzore
Gazetari Gideon Resnick ka shkruar një artikull, ku akuzon Hashim Thaçin si kontrabandist armësh dhe organesh njerëzore.

Resnick e kishte kritikë edhe karshi gjeneral Bob Dees, i cili është pjesë e ekipit të Carsonit, kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjeneral Dees ka shërbyer në Kosovë me forcat e NATO-s dhe është ndjerë i nderuar që po takohet me ish-kryeministrin Thaçi.

Ai ka sqaruar se e ka takuar Thaçin, duke ditur se ai ka qenë lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se për akuzën e kontrabandistit nuk kishte dijeni.

Për këtë takim sipas “The Daily Beast”, ka folur edhe vet kandidati Ben Carson.

“Historia e Kosovës është testament për ripërtëritjen së popullit të saj”, ka thënë Carson, duke shtuar se konsullata është një gjë që amerikanët duhet të jenë krenarë për vendosjen e këtyre marrëdhënieve mes Ioëas dhe Kosovës. /Albeu.com/
Shtuar më 31/01/2016, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori