Daçiç trembet nga Kosova, "mund ta destabilizojë rajonin"
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE, nuk reflektojnë progresin e saj të vërtetë në reformimin dhe në rregullimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.

"Jam i kënaqur me çasjen tonë ndaj negociatave, por nuk jam i kënaqur me numrin e kapitujve të mbyllur dhe negocimin e hapur.

Më duket se ritmi i kapitujve për hapjen e bisedimeve nuk pasqyron gjendjen reale se si është në të vërtetë Serbia, por se si palët bien dakord", ka thënë Daçiç, duke shtuar se Serbia dëshiron që mosmarrëveshjet me Kroacinë të tejkalohen me mjete paqësore, politike dhe diplomatike, si në rastin e Kosovës dhe Bosnjës.

Daçiç ka theksuar se ajo që po ndodh në Kosovë është në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe ka shtuar se Prishtina mund të destabilizojë rajonin me veprimet e tyre të pamenduara, transmeton "Lajmi.net".

"Kur flasim për situatën në këtë pjesë të Evropës për fat të keq duhet të përdorim fjalën 'e brishtë' veçanërisht në funksion të Kosovës.

Serbia është e përkushtuar për dialog konstruktiv për të zgjidhur çështjet e mbetura vetëm me mjete politike dhe diplomatike", ka thënë Daçiç. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori