Daçiç: Thaçi nuk mund ta lirojë Ramush Haradinajn
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë derisa të lirohet Ramush Haradinaj, është një blof i Kosovës dhe se presidenti Thaçi nuk mund ta lirojë Ramush Haradinajn.

"Ne po flasim për diçka tjetër. Unë mendoj se ekziston një frikë se Gjykata Speciale do të trajtojë zyrtarë të tjerë nga Kosova. Ky është një rast i paprecedent.

Kjo do të thotë se Serbia nuk dëshiron aspak të marrë pjesë në një të keqe të dialogut që dikush të dënohet apo të arrestohet", ka thënë Daçiç.

Sipas tij çështja pastaj është nëse BE-ja do të lejojë ndërprerjen e dialogut, dhe se BE-ja duhet të angazhohet në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve të lidhura.

"BE-ja, duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në gjithë këtë. Jo vetëm të thonë mirëmëngjesi dhe mirupafshim.

BE-ja është dialogu kryesor dhe në rast se dikush bie pre e këtij blofi për ndërprerjen e negociatave nuk e meriton të ulet në Bruksel", ka përfunduar Daçiç. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2017, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori