Daçiq: Serbia mbështet Ukrainën për zgjidhjen e krizës
Gjatë një aktiviteti në Mitrovicën e veriut zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, dje ka deklaruar se Serbia nuk do t’i ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë, pavarësisht vendimit të Rusisë për të ndërhyrë apo jo në Ukrainë.

Ndërsa sot Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq i cili merrte pjesë në një forum biznesi u shpreh se Serbia e mbështet Ukrainën, dhe uron që shteti i Ukrainës dhe qytetarët e tij t'a kalojnë sa më shpejt krizën e krijuar.

Serbia do të jetë konstruktive dhe do të japë ndihmën e saj nëse është e nevojshme”, u shpreh kryeministri Daçiq, raporton B92.

Ivica Daçiq shtoi se: “Zhvillimet në Ukrainë janë të mjerueshme dhe unë uroj që vendi dhe njerëzit atje t'a marrin veten sa më shpejt nga kjo krizë. Serbia e di mirë se çfarë do të thotë kjo dhe shpreson që e gjithë kjo situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore”, u shpreh kryeministri Daçiq.

Daçiq thekson se Rusia dhe Ukraina janë dy shtete mike me Serbinë dhe se të dyja këto vende kanë lidhje historike mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2014, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori