Berisha nuk dorëzohet, vetëdeklarohet si deputet e grupit parlamentar të PD-së

Edhe pse Lulzim Basha e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar sot në Kuvend shkresën, ku është vetëdeklaruar si deputet i kësaj force politike.

Këtë e ka treguar edhe me veprimin e tij sot në seancën plenare, ku pasi Basha me deputetë u larguan nga salla e Kuvendit, pas miratimit të kryetarëve të komisionit parlamentar, Berisha i ka ndjekur nga pas, ndërsa LSI ka qëndruar.

Kujtojmë se ditën e sotme, PD konfirmoi se grupi parlamentar i saj  ka në përbërjen e saj 44 deputetë me kryetar Alfred Rrushaj.

7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR, 7 të tjerë janë pjesë e listës së PDIU, që në total bëjnë 58 deputetë. Ndërkohë PD në zgjedhje mori 59 mandate. I 59 është Berisha, që u la jashtë./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 18:10