Daçiq pret raport pozitiv nga Baronesha Ashton
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, pas takimit në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i ndërmjetësuar nga Baronesha Ashton, ka thënë se raporti i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, nuk mund të jetë ideal, nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën për gjyqësorin, raportojnë mediat serbe.
Megjithatë, Daçiq ka thënë se pret raport pozitiv dhe pret që konferenca e parë ndërqeveritare Serbi-BE do të mbahet në janar.

Daçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se është i bindur se mund të arrihet marrëveshja.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryeministrash, është mbajtur të premten dhe nuk është bërë e mundur arritja e një marrëveshje për gjykatat në veri. /albeu.com/

Shtuar më 15/12/2013, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori