Daçiq: Nuk i çmontojmë institucionet serbe në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka përgënjeshtruar sot pohimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi se është arritur marrëveshja mbi çmontimin e institucioneve serbe në veri të Kosovës dhe ka theksuar se kanë nisur bisedimet mbi atë si të duket veçoria e popullit serb, siç tha ai, në “Krahinë”, njofton RTK.

”Nuk është e saktë se kemi nisur çmontimin,i kemi filluar bisedimet mbi atë se si sipas mendimit tonë duhet të duket ajo veçori, ajo pozitë speciale e popullit serb në Kosovë e Metohi në situatën kur nuk po flasim mbi statusin përfundimtar” ka theksuar Daçiq në një intervistë të gjerë për TV “B 92”, dhe ka shtuar se bisedimet mund t’i interpretoj secili në mënyrën e vet, por Serbia nuk i tërheq institucionet e veta nga Kosova.

Ai edhe njëherë ka cekur se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Beogradit i intereson si është i organizuar populli serb, respektivisht si do të funksionojë ajo bashkësi e komunave serbe, cilat do të jenë kompetencat dhe institucionet.

“Tash po arrihen zgjidhjet që janë dhënë në Platformën serbe. Ato institucionepopullit serb që do të duhet të ndërtoheshin,ato do të ishin në vend të institucioneve të cilat edhe tash disa i konsiderojnë si institucione të Serbisë. Ato edhe tash janë institucionepopullit serb, por ato do të ishin institucione të cilat do të njiheshin edhe nga ana e Prishtinës” ka nënvizuar kryeministri Daçiq. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori