Enca shtatzanë? S’do ju besohet me kë e ngatërruan këngëtaren (FOTO LAJM)

I gjithë rrjeti po zien nga lajmi se Nicki Minaj është shtatzënë për herë të parë, pasi vetë reperja ndau lajmin e mrekullueshëm me fansat në Instagram.

Nga ky lajmi është entuziazmuar edhe Enca e cila ka ndarë foton e bukur të 37-vjeçares në Instastoryn e saj duke shkruar

“Çfarë😮😍”.

Mirëpo, ka ndodhur ajo që as neve e as asaj s’na e kishte pritur mendja, pasi dikush e ka ngatërruar me Nickin. Një fans i ka shkruar: “Sa qenka shëndosh! Edhe ngjyra e fytyrës të paska ndërruar krejt, qenke bërë zezake”.

Ky mesazh, ndoshta mund të ketë marrë edhe të tjerë, ka detyruar këngëtaren të japë një sqarim, duke thënë se nuk është ajo në foto por Nicki dhe se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do i ndodhte kjo ngatërresë.

Sa për sqarim në foton e mëparshme është Nicki Minaj jo unë. S’e kisha mendu se do më duhej ta thoja një ditë këtë fjali”,- ka shkruar Enca.

Epo gjëra që ndodhin edhe pse ne nuk arrijmë të gjejmë ndonjë pikë të përbashkët.


Shtuar 21.07.2020 06:57