Daçiq hedh poshtë mundësinë për bashkëpunim
Është hedhur poshtë mundësia për të bashkëpunuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thacin për të hequr barrikadën në urën e lumit Ibër në Mitorvicë, nga kryministri i Serbisë Ivica Daçiq.

Dacic, duke folur lidhur me këtë çështje. ka thënë se “kjo çështje është e bukur për gazeta, por nuk është reale në jetë”.

“Vërtetë se ekziston ujdia e mëhershme mbi lirinë e qarkullimit, por kjo megjithatë është një çështje e bukur për gazeta, ama nuk është reale në jetë. Do të ishte mirë që barrikadat kurrë të mos na nevojiten më, pro në këtë drejtim duhet punuar”, ka thënë Dacic, në konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak.

Sikurse ka cekur heqja e barrikadave do të duhej të ishte rezultat e mirëbesimit në rritje. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori