Daçiq: Hashim Thaçi nuk mund të vijë në Beograd
Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, deklaron se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, nuk mund të vizitojë Beogradin. Në intervistën e dhënë për gazetën serbe “Politika”, Ivica Daçiq, ka theksuar se ka shumë arsye se pse Thaçi nuk mund të vizitojë Beogradin.

"Ai, si Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, nuk mund të vijë në Serbi", ka thënë Daçiq në këtë intervistë, pasi nëse ai do të bënte këtë vizitë, me këtë do të ishte thyer politika e tyre shtetërore për Kosovën.

Ndërkohë ndër të tjera Daçiq në fjalët e tij thote së paralajmërimi për vizitën e Thaçit është vetëm një provokim, pasi që ai thotë se nuk ishte konsultuar në lidhje me këtë grup dhe tha se ai ishte i njoftuar vetëm nga Prishtina. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori