Daçiçit si bën përshtypje kërcënimi i Francës për Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i është kundërpërgjigjur raportimeve se Franca do të dërgojë notë proteste ndaj çdo shteti i cili eventualisht do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës në të ardhmen.

“Kjo mua më duket e pamundur”, deklaroi sot ai.

Madje Daçiq tha se Serbia është përballur sipas tij me problemin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës tash e disa vite, mirëpo përsëri shteti i tij do të vazhdojë politikat e njëjta.

“Askush nuk mund të na frikësojë duke në bërë shantazh. Ne do të vazhdojmë që t’u tregojmë të gjithëve që në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me shkëputje dhe separatizëm, të cilat janë kundër ligjeve ndërkombëtare. Serbia nuk do ta njohë këtë shtet falso”, shtoi Daçiç.


Shtuar më 26/04/2018, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori