Daçiçi nuk ngopet nga lufta kundër Kosovës, gati t'i këndojë Putinit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, suksesin e vet më të madh të vitit 2018">2018 e mendon atë që “12 vende të botës me nota verbale e kanë konfirmuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Siç përcjell agjencia e lajmeve FoNet, ai ka paralajmëruar tërheqje të reja të njohjesKosovës edhe në vitin 2019.

Daçiç në vazhdim ka thënë se nuk do të heqë dorë nga “song diplomacia”, këndimi i tij solo para zyrtarëve ndërkombëtarë.

Ka paralajmëruar se tashmë e ka përgatitur reportorin e këngëve për kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili në Beograd shkon më 17 janar.

Duke përmbledhur ato që ai i ka quajtur suksese të veta në vitin 2018">2018, Daçiq ka thënë se i ka pasur 44 vizita jashtë shtetit, i ka pritur 29 zyrtarë ndërkombëtarë dhe i ka bërë 1.024.338 kilometra rrugë.
Shtuar më 02/01/2019, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori