Daçiçi nuk ndalet, jep detaje nga burgu që do hynë pjestarët e UÇK-së
Ivica Daçiç ka deklaruar se burgu në Scheveningen të Hagës është duke u bërë gati për të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se burgu në Scheveningen të Hagës është duke u bërë gati për të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale për, sipas tij, krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndaj serbëve në Kosovë.

Ai për “Veçernje Novosti” ka deklaruar se “një kat i burgut është bosh” duke pritur të akuzuarit.

“Besoj se ky informacion është paralajmërim për drejtësinë përfundimtare për të gjithë ata serbë dhe të vuajturit e tjerë të terroristëve të UÇK-së, tani në funksion në detyra të larta politike në Kosovë e Metohi”, deklaroi Daçiç.


Shtuar më 01/10/2018, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori