Daçiçi i kthehet Pacollit: Kosova nuk i ka votat për UNESCO
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se nuk ishte e vërtetë ajo çfarë tha Behgjet Pacolli se Kosova ka numër të mjaftueshëm të votave për anëtarësim në UNESCO.

Daçiç si kundërpërgjigjej ndaj Pacollit ka thënë, së tani për tani nuk ka ndonjë indikacion të saktë për këtë çështje, por ka pohuar se siç ka humbur herën e kaluar edhe këtë herë nuk do të arrij të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Ai përmes agjencisë së lajmeve serbe Tanjug, u ka dërguar ‘selam’ udhëheqësve të Kosovës të mos kandidojnë pasi nuk do arrijnë në UNESCO, tani kur edhe disa vende do të abstenojnë dhe ta pengojnë anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Daçiçi ka thënë se Pacolli ka thënë gënjeshtra kur ka thënë se Serbia ka humbur ndikimin saj, e sipas tij, ka ndodhur e kundërta pasi pozicioni i Serbisë është bërë edhe më i fortë dhe kjo do të shihet në pengesat e radhës që vendi i tij do t’i bëjë Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori