Daçiç viziton Kosovën më 19 tetor
Pëlqej
Ivica Daçiç
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, viziton më 19 tetor Graçanicën, nga ku do t’u bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës. Gazeta serbe “Politika” citon Daçiç të ketë thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit. “Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”,-ka thënë ai.
Shtuar më 10/10/2013, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori